Reth Nesh
“ BIOFERMA RRAMILLI 04 “ me qender Komuna Gjepalaj, fshati Likesh – Durres, me administrator z.Agron Rramilli dhe z.Astrit Remilli e ka filluar aktivitetin e saj me 30/06/2004.
Ajo ka si objekt veprimtarine e rritjes, mbareshtimin e gjedhit racor dhe gjedhit autokton shqiptar me drejtim kryesor prodhim qumeshti dhe mish i fresket .Kompleksi ka nje siperfaqe rreth 28500 m² ne total ndersa siperfaqja e ndertimit te ambjenteve eshte 13.200 m2. Siperfaqja e tokave te blera bujqesore eshte rreth 80 ha ndersa siperfaqe toke te marra me qera nga fermeret me perdorim 5- vjecar jane rreth 70 ha. Ne baze te programit te saj te zhvillimit gjate vitit 2004 – 2010, jane bere investime te medha per ndertimin e ambjenteve per mbareshtimin ne kushte moderne te blegtorise si me poshte:
a. Stallat per mbareshtim gjedhi. b. Stalla e maternitetit.
c. Stalla e vicave femra per remont. d. Stalla e majmerise.
e. Ambjentet e mjeljes se lopeve. f. Kapanonet per mjetet bujqesore. g. Oficina per mekaniken bujqesore.
h. Ambjent per perpunimin e bazes ushqimore. i. Lavazhi
j. Hangaret per grumbullimin e bazes ushqimore , gropa silazhi , gropa plehu organik. k. Kabinat elektrike.
l. Puse dhe Depo uji.. Ambjente te jashtme te gjelberuara .
n. Kompleksi i Agro-Turizmit. nj. Rruge komunikacioni brenda kompleksit blegtoral.
Ne zbatim te programit per zhvillimin e kompleksit i bazuar ne pervojen bashkohore europiane gjate ketyre viteve jane bere investime te medha per permiresimin racor te gjedhit duke eksportuar nga vende te Bashkimit Europian krere gjedhi racor me drejtim prodhim qumeshti te cilat jene lope te racave te ndryshme si Holshtein, Brune Alpine, Simental etj. Synohet te shtohen rrace Vendi.
Gjithashtu materiali biologjik qe perdoret ne fermen tone merret nga firma me prestigjose te huaja te standarteve me te larta te kontrollimit dhe certifikimit racor te gjedhit .
Investime te konsiderushme jane bere per blerjen dhe instalimin e paisjet ku vecojme:
§ Sistemin modern kompjuterik te mjeljes, Viti i prodhimit 2006 dhe i modelit 2×10 ( hal peshku ) .
§ Sistemi i automatizuar dhe i sterilizuar i depozitimit te qumeshtit ne tanket e ftohjes.
§ Sistemi i te ushqyerit te gjedheve ne menyre moderne .
§ Silloset per mbartjen dhe perzierjen e automatizuar te ushqimit .
§ Sistemi i pastrimit te plehut ne stallat e brendeshme me rasketa automatike te prodhimit shkurt 2006.
§ Gropat e silazhit modele te tipit Austriak etj.
Per bujqesine jane bere investime per blerjen e makinerive e agregateve bujqesore kryesisht jashte vendit te prodhimeve e tipeve bashkekore te standarteve nderkombetare. Vecojme
automjetet bujqesore si: traktore, makine silazhi, makine korrese, kultivatore prashites, mjete trasporti, plugje etj…
“ BIOFERMA RRAMILLI 04 “ ka realizuar me sukses kontrata me firmat prestigjioze nderkombetare .
Gjithashtu nje eveniment per tu shenuar eshte dhe mbjellja e nje siperfaqeje te konsiderueshme me ULLINJ.


